1771 fëmijë autikë në shkolla, prindërit: Duhen mësues mbështetës, 1 orë në ditë nuk mjafton

6 Tetor 2021 | 17:13

1771 fëmijë në spektrin autik ndodhen në bankat e shkollës, pa mësues mbështetës. Prindërit e tyre kanë dorëzuar sot në Ministrisë së Arsimit një peticion me 500 firma, për plotësimin e kushteve sa i përket mësimdhënies ndaj këtyre fëmijëve.

Eglantina Bajrami, Anëtare e Klubit Kombëtar të Prindërve me spektrin autik, thotë se raste kur 1 mësues i vetëm merret me 10 fëmijë të spektrit autik, gjë që nuk është e lehtë të përballohet.

“Është një mësues që merret me 10 nxënës me aftësi të kufizuara gjë, që nuk mund ta përballojë. Janë kërkesa minimale dhe nuk kanë ndonjë kosto për sa kohë kontratat janë periodike dhe individuale. Mësuesi është për 5 ose 7 fëmijë, një orë në dy ditë që nuk është fare e mjaftueshme”, u shpreh Eglantina Bajrami.

Numri i lartë i tyre dhe mungesa e mësuese të specializuar në këtë fushë është një ndër pikat kryesorë të peticionit.

“Duhet të vendosen mësues në të gjitha shkollat e vendit për nxënës me këtë spektër, mësuesi mbështetës të jetë me arsim special, të shtohet numri i orëve të punës dhe atje ku ka mungesë stafi, pra në shkollën speciale të shtohen mësuesit”, tha Eglantina Bajrami.

Prindërit tregojnë se e kanë të pamundur të marrin terapistë privatë, pasi kostot janë shumë të larta.

“Dua që të kthehen mësueset ndihmë në shkollë, të shtohen orët e qëndrimit në klasë më të. Sepse është e drejta e tij që të shkoj në shkollë, e detyrën që bën mësuesja nuk e bën prindi. Jam 24 orë më djalin tim. 45 minuta në ditë kushton 15 mijë lekë seanca, nga e hëna në të premte e ka të nevojshme”, tha një prind.

Nëse kërkesat e tyre nuk merren për bazë ata kanë gjetur një tjetër zgjidhje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026