Kreu i ISHP, Albana Fico: Shqipëria ka njohur kurbë të butë të COVID-19
Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publike, Albana Fico gjatë një interviste për “Ilva Now”, ka deklaruar se kurba e indeksit të zhvillimit të epidemisë në Shqipëri është një kurbë e butë.
“Numri i të shtruarve në spital dhe numri i rasteve pozitive, ka një burim ushqimi dhe ky është infeksioni. Ajo që kemi kuptuar deri tani është se kurba e infeksionit, zhvillimi i epidemisë është një kurbë e butë dhe kjo logjikisht të çon se dhe burimi i infeksionit të jetë i kësaj përmase”, deklaroi znj. Fico.
Ajo shtoi, se, tashmë po punohet për kryerjen e testimeve të shpejta për të kuptuar se sa është shkalla e infektimit në popullatë. Këtu kreu i ISHP-së iu referua shembujve të Italisë dhe SHBA-së që kanë nisur kryerjen e rapid test, e cila nxjerr rezultatin brenda 5-6 minutash.
“SHBA dhe Italia po testojnë aktualisht ata që janë hite në mënyrë që të validojnë dhe të shkojnë më gjerë për të kuptuar infeksionin e popullit. Ka një seri kitesh, janë rapid test, ngjajnë ato testet e shtatzënisë dhe për 5-6 minuta merret përgjigje. Ky test po shikohet me kujdes”, deklaroi znj. Fico.
Lidhur me debatin në vend dhe kërkesën e opozitës për të kryer sa më shumë teste, drejtorja e ISHP-së deklaroi se, vendimet merren të argumentuara por nuk mungojnë kitet e testeve.
“Ky debat vijon në të gjitha nivelet në Amerikë, Angli, etj. Ajo që është vendosur duke u nisur nga Komiteti Teknik bazuar mbi rekomandimet e OBSH, kishte për kryerjen e një testi që bëhet në ISHP. Gjatë kësaj periudhe, ky testim ka qenë i vlefshëm deri sa jemi duke folur. Askush që i është dashur apo që duhej të bënte testin nuk i ka munguar. Nuk mund të ndryshojmë gjëra me qejfra dhe të pa argumentuara”, nënvizoi ajo.
“Sa i përket çështjeve të sëmundjeve infektive autoritet shëndetësore kanë përgjegjësi për të pasur prioritete. Të gjitha rastet e dyshuara duhet të testohen, ata që kanë simptoma. Të gjithë të tjerët që nuk kanë shenja duhet të jenë të mirë informuar.”
Për masat lehtësuese që qeveria ka paralajmëruar javën e ardhshme, znj. Fico deklaroi se, “një gjë shumë e rëndësishme është se duhet të vlerësohet risku i grupit që do të përfitojnë nga ky lehtësim”.
Sa i takon pritshmërive se, me rritjen e temperaturave coronavirusi mund të humbasë forcën, kreu i ISHP-së tha se kjo lidhet me shtresën yndyrore që mbështjellë atë.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi