Probleme më ashensorët në pallate, qytetarët vlonjatë shprehen të frikësuar
Banorë të shumtë në Vlorë çdo ditë përballen me frikën se mund të bllokohen në ashensor. Në zona të ndryshme në qytet pamjet tregojnë ashensorë të dëmtuar, të pakolauduar, ndërsa prej vitesh mungon administrimi dhe jeta e banorëve është në rrezik.
“20 vjet kam që jetoj këtu me të nijetin ashensor. Teknikët ndonjëherë vijnë, ne detyrimet i paguajmë. Shumë herë kam frikë. Njëherë kam ngelur e bllokuar brenda, më kanë ndihmuar komshinjtë”, shprehen qytetarët.
Të tjerë shprehin rezerva për punën e administratorëve të pallateve duke i akuzuar për neglizhencë.
“Kam 8 vjet që jetoj, asnjë nuk kam parë, njëherë janë bllokuar dy vajza. Administratorin se njoh, po ka”, shtojnë qytetarët.
Drejtuesi i shërbimit zjarrfikës në Vlorë, Kastriot Begaj tha se mbërrijnë më se 50 telefonata në vit nga banorë të cilët mbeten të bllokuar në ashensorë.
“Zakonisht janë moshat e treta, fëmijë apo gra shtatzënë që kemi gjetur të bllokuar në ashensor. Kemi pasur deri në 10 raste në muaj një shifër e konsiderueshme , rreth 50- 60 raste në vit”, tha ai.
Edhe pse ekziston një ligj për administrimin e pallateve vetëm tani ka nisur implementimi i një projekti pilot për përzgjedhjen e administratorëve tha drejtori i zyrës së urbanistikës në bashkinë Vlorë Jurgen Çollaku.
“Jemi në fazën e një projekti pilot për seleksionimit të një administrator të një pallati për të vazhduar me pallatet e tjera. Bashkëpronarët e pallateve duhet të bëjnë një kërkesë drejtuar bashkisë për zgjedhjen e administratorit dhe në bazë të kritereve që ne i kemi kërkuar edhe ministrisë bëjmë seleksionim për të zgjedhur personin e duhur”, shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Incidenti me ashensorin në Astir, arrestohet tekniku
- ISHMT: Ashensori i pallatit në Astir s’është inspektuar, përgjegjësi nuk ka bërë regjistrimin
Ben Blushi: Odisea i Matt Damon dhe Odisea i Bekim Fehmiut
Raporti i ECDC-së: Hepatiti viral, alarm në Europë – rreth 5 milionë persona të infektuar
Infrastruktura në Durrës në mëshirë të fatit, rruga drejt Universitetit “Aleksandër Moisiu” kthehet në burim aksidentesh
- 20:45 BE nis betejën me lajmet e rreme të krijuara nga inteligjenca artificiale
- 20:41 “Më pëlqen të bëj diçka të papritur”, pse aktorja Emma Roberts zgjodhi të veshë fustan të zi gjatë dasmës së saj?
- 20:17 Zbardhen 5 propozimet e Celibashit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor
- 20:09 Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:55 Kina në bisedime me rebelët Huthi të Jemenit për të lejuar anijet të lundrojnë nëpër Detin e Kuq
- 19:44 Kupa e Botës nxit turizmin: Norvegjia përfiton nga Haaland dhe trendi viral i Vikingëve