Manastirliu thirrje grave të kryejnë në kohë ekzaminimet për kancerin e gjirit
10 Tetor 2021 |
15:04
Nga Selenica e Vlorës, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, iu ka bërë thirrje të gjitha grave të kryejnë ekzaminimet në kohë për parandalimin dhe kapjen e hershme të kancerit të gjirit.
Në kuadër të fushatës së ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit, ajo u ka kërkuar mjekëve të familjes të bëjnë planifikime rigoroze për grupmoshat e përcaktuara për kryerjen e mamografisë, jo vetëm në muajin tetor.
Manastirliu është shprehur se tashmë gratë do të kenë mundësinë të marrin këtë shërbim, në dy mamografi të lëvizshme në gjithë vendin dhe jo vetëm në spitalet rajonale, apo në Tiranë në Spitalin Universitar ‘Nënë Tereza’.
Lajme të Sugjeruara
Ben Blushi: Odisea i Matt Damon dhe Odisea i Bekim Fehmiut
Nga Ben Blushi Dy ditët e fundit pashë dy Odise. Atë të Matt Damon që po përmbyt kinematë e botës dhe Odisean e aktorit kosovar...
Raporti i ECDC-së: Hepatiti viral, alarm në Europë – rreth 5 milionë persona të infektuar
Europa rrezikon të mos arrijë objektivin për eliminimin e hepatitit viral si kërcënim për shëndetin publik deri në vitin 2030. Paralajmërimi vjen nga Qendra Europiane...
Infrastruktura në Durrës në mëshirë të fatit, rruga drejt Universitetit “Aleksandër Moisiu” kthehet në burim aksidentesh
Rruga që lidh zonat periferike të Durrësit me Universitetin “Aleksandër Moisiu” vijon të jetë në gjendje të amortizuar, duke u kthyer në një shqetësim të...
- 20:45 BE nis betejën me lajmet e rreme të krijuara nga inteligjenca artificiale
- 20:41 “Më pëlqen të bëj diçka të papritur”, pse aktorja Emma Roberts zgjodhi të veshë fustan të zi gjatë dasmës së saj?
- 20:17 Zbardhen 5 propozimet e Celibashit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor
- 20:09 Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:55 Kina në bisedime me rebelët Huthi të Jemenit për të lejuar anijet të lundrojnë nëpër Detin e Kuq
- 19:44 Kupa e Botës nxit turizmin: Norvegjia përfiton nga Haaland dhe trendi viral i Vikingëve