Pandemia ndikon në shëndetin mendor, rriten kërkesat për ndihmë nga psikologu
Pandemia ka ndikuar në shëndetin mendor të qytetarëve. Të rinjtë janë ata që kanë hasur më shumë vështirësi në përballimin e kësaj sëmundje. Në muajin mars të vitit 2020, është dyfishuar numri i kërkesave për ndihmë.
“Gjatë pandemisë kemi pasur kërkesa 50% më shumë se në periudhën më herët. problematikat më të shpeshta që kanë kërkuar ndihmë ka qenë ankthi, frikrat, dhuna në familje, vetëvrasjet tek të rinjtë dhe paniku. kryesor i vdekjeve të të rinjve 15-29 vjeç, ka qenë depresioni dhe vetëvrasja”, shprehet Vera Remskar, drejtore e një prej platformave ku ofrohet ndihmë.
Sipas të dhënave përafërsisht që nga viti 2013 e deri më 2019, në vit janë kryer mbi 210 vetëvrasje.
Meshkujt janë ata që kanë përqindjen më të lartë të personave që kryejnë vetëvrasje. Problemet e shëndetit mendor janë shkaktarët kryesorë.
Por cilat janë shenjat e para të shfaqjes së kësaj sëmundje dhe si mund ta trajtojmë atë?
“Nëse ka ndryshime të sjelljes, ndryshime të rutinës, të gjumit, zakonit të të ngrënit, nëse është më i izoluar i tërhequr”, tregon Blerta Budinaku, psikoterapiste.
Të kërkuarit ndihmë vazhdon të jetë një problem. Paragjykimi është faktori kryesor që njerëzit hezitojnë të kërkojnë ndihmë.
Ben Blushi: Odisea i Matt Damon dhe Odisea i Bekim Fehmiut
Raporti i ECDC-së: Hepatiti viral, alarm në Europë – rreth 5 milionë persona të infektuar
Infrastruktura në Durrës në mëshirë të fatit, rruga drejt Universitetit “Aleksandër Moisiu” kthehet në burim aksidentesh
- 20:45 BE nis betejën me lajmet e rreme të krijuara nga inteligjenca artificiale
- 20:41 “Më pëlqen të bëj diçka të papritur”, pse aktorja Emma Roberts zgjodhi të veshë fustan të zi gjatë dasmës së saj?
- 20:17 Zbardhen 5 propozimet e Celibashit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor
- 20:09 Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:55 Kina në bisedime me rebelët Huthi të Jemenit për të lejuar anijet të lundrojnë nëpër Detin e Kuq
- 19:44 Kupa e Botës nxit turizmin: Norvegjia përfiton nga Haaland dhe trendi viral i Vikingëve