Afrim Krasniqi: Pas COVID-19, ne do të dalim më të varfër, lideri më i fortë
30 organizata të Shoqërisë Civile i kanë nisur qeverisë një kërkesë, ku kërkojnë rrëzimin e amendamentit të Kodit Penal që propozon burg për personat që shkelin karantinën. Sipas këtyre organizatave, këto ndryshime ligjore, cenojnë të drejtat e njeriut. Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit të Studimeve Politike, shprehet gjithashtu kundër ndryshimit të Kodit Penal në këtë mënyrë, pa kryer as njëlloj konsultimi.
Z. Krasniqi shkon më tej duke thënë se, periudha e emergjencës së COVID-19 po sjell në Shqipëri forcimin e liderit autoritar dhe forcimin e partive politike duke dëmtuar demokracinë dhe ndarjen e pushteteve.
“Shumica e vendimeve publikohet në Facebook dhe nuk është një metodë për të përhapur shpejt lajmin por për të personalizuar pushtetin. Vendimet administrative kanë qenë pozitive, por në nivel politik shohim një lloj investimi antishtet. Po humbim sensin e ndarjes së pushtetit. E pamë te rasti i tërmetit që deri sa erdhi ndihma e ndërkombëtarë që shteti nuk po funksiononte”, deklaroi ai.
Z. Krasniqi vuri theksin tek mungesa e mbledhjeve të Këshillit të Ministrave dhe të një debati publik dhe shqiptarëve po u serviret modeli i liderit që personalizon pushtetin. Sipas tij, fakti që nuk ka reagim tregon se jemi një shoqëri e lodhur dhe e kapur nga frika e paniku.
“Frika ime më e madhe është se humbet struktura shtetërore. Të gjitha këto humbasin dhe fitojnë liderët politikë. Pas krizës, Shqipëria do të jetë më e varfër, por do të kemi parti më të forta dhe lider më të fortë. Lideri njofton dhe shteti vihet në funksion të liderit”, deklaroi ai.
Lidhur me sjelljen e opozitës gjatë kësaj periudhë, Z. Krasniqi tha se, sheh dy pjesë të saj, ku nga një anë kemi reagime të moderuara dhe nga ana tjetër ka deklarata ekstremiste dhe nuk bëhet dallimi se cila është opozita e vërtetë. Krasniqi komentoi dhe sulmin denigrues të Kryeministrit, Edi Rama ndaj ish-deputetes së PD, Jorida Tabaku si një nga zhvillimet më negative të muajve të fundit.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West