Mësuesja italiane e shkollës “Ismail Qemali”: Mësimi online, përvojë stimuluese
Cristina Lovat, është mësuese e gjuhës italiane për nxënësit e shkollës “Ismail Qemali” në Tiranë. Mësuesja italiane ndodhet aktualisht në Bergamo dhe vijon mësimin me nxënësit në mënyrë online.
Ajo shprehet se kjo është një përvojë stimuluese por edhe e komplikuar si për mësuesit ashtu edhe për nxënësit. “Është sikur coronavirus të ishte hedhur në det dhe do na duhej të gjithëve të notonim për të mos u fundosur”, shprehet italiania.
Znj. Lovat thotë se në procesin mësimor është e rëndësishme që të mos humbasësh kontaktet pasi të shkarkosh materiale online nuk do të thotë se po bën shkollë. Por, nga ana tjetër ajo shton se, nga kjo eksperiencë po mëson shumë.
“Kjo situatë po na bën që të mësojmë shumë nga mjetet teknologjike dhe në të ardhmen shkollat si në Itali dhe Shqipëri, duhet t’i përfshijnë këto mjete në didaktikën e klasave” theksoi znj Lovat.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij