Heqje lirie deri në 15 vjet kush thyen karantinën, Rama u përgjigjet kritikave të 30 shoqatave

11 Prill 2020 | 07:40

Partia Socialiste synon të votojë në Kuvendin e Republikës me 16 prill ndryshime në Kodin Penal për ashpërsimin e masave ndaj personave që thyejnë karantinën në këtë kohë pandemia.

Kjo nismë është ndërmarrë nga  dy deputetet e PS-së, Eglantina Gjermeni dhe Klotilda Bushka. Në propozimet e listuara parashikohen gjoba  dhe ndëshkime me heqje liri deri në 15 vjet. Ky amendament është kundërshtuar nga 30 shoqata në vend, të cilat janë shprehur se kjo nismë shkel të drejtat e njeriut.

“Në kushtet kur organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut po rekomandojnë në mbarë globin uljen e popullatës në sistemin e burgjeve, për shkak të rrezikut të shtuar që kanë shtetasit e privuar nga liria në institucionet e mbyllura për t’u prekur nga Covid 19, në Kuvendin e Shqipërisë po diskutohen propozime ligjore që vijnë në kundërshtim me këto rekomandime.Në vlerësimin tonë, dënimet penale të propozuara në Kodin Penal janë jo proporcionale, nuk respektojnë parimin e humanizmit të parashikuar në nenin 1 fraksion “c” të Kodit Penal si dhe cenojnë liritë dhe të drejtat e shtetasve.”, thuhet në reagimin e shoqatave.

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar në “Twitter” në lidhje me kundërshtimin që shoqatat i kanë bërë këtij amendamenti, i cili shkaktoi jo pak reagime në opinionin publik. Shefi i qeverisë shqiptare thotë se është i hapur për propozime konkrete duke shtuar se nuk do të ketë tërheqje nga kjo nismë.

“Kështu që nëse kanë propozime konkrete për përmirësime bujrum pa humbur kohë, sepse s’mund të jemi i vetmi vend në planet që s’ka asgjë në Kodin Penal për të mbrojtur popullin nga kërcënimi i jetës, në kushtet e epidemisë! Përmirësime po, tërheqje as që bëhet fjalë fare.Shoqatat s’duan asgjë në Kodin Penal për mbrojtjen nga epidemia?!Po daljen e njerëzve nga shtëpia e duan?!Po rivënien në lëvizje të ekonomisë e duan?!Po rrezikun e infeksionit kur hapemi e kanë menduar?!E pra, nuk kemi rrugë tjetër për t’u hapur pa rrezikuar të humbim gjithcka!:, shkruan Rama.

Lexoni gjithashtu:

15 vjet burg kush thyen karantinën, organizatat kërkojnë rrëzimin e amendamentit

Zbardhet drafti i propozimeve, gjoba dhe burg deri në 15 vjet kush thyen rregullat e karantinës

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026