Italia shtyn masat kufizuese, izolimi deri më 3 maj, disa biznese nisin aktivitetin më 13 prill
Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte deklaroi se qeveria ka vendosur të zgjasë afatin e izolimit në mbarë vendin deri më 3 maj, edhe pse disa biznese do të lejohen të rihapin dyert e tyre më datë 13 prill.
“Ky është një vendim i vështirë por i domosdoshëm, për të cilin unë do të marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë politike” tha Kryeministri Conte në një konferencë për shtyp.
“Shenjat e kurbës epidemiologjike janë një shenjë inkurajuese, masat e kontrollit janë duke dhënë frytet e tyre. Por pavarësisht kësaj, ne nuk duhet të rrezikojnë, duke çuar në rritjen e numrit të viktimave. Përpjekjet e bëra deri tani, nuk mund të dështojnë .
Ai njoftoi se bizneset që mund të rinisin aktivitetin e tyre tregtar ishin libraritë, dyqanet e veshjeve, lavanderitë dhe disa aktivitete të tjera prodhuese.
Conte pati edhe disa vërejtje për marrëveshjen e arritur më 9 prill mes ministrave të financave të zonës euro për paketën ekonomike për të ndihmuar vendet e bllokut duke u shprehur se ajo ishte “ende e pamjaftueshme”.
Italia përpiqet të mbajë nën kontroll pandeminë e COVID-19 e cila ka rezultuar fatale për vendin i cili aktualisht ka numrin më të lartë të viktimave në botë. Në spitale vijojnë përpjekjet titanike të mjekëve për përmirësimin e gjendjes të mijëra të sëmurëve. përfaqësues të kishës katolike në ditën që përkujton kryqëzimin e Jezu Krishtit nuk harruan mjekët, duke dërguar para spitalit “San Xhovani” një kryq për tË bekuar stafin mjekësor
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit