Kurora e qytetërimit Ilir, arkeologu Neritan Ceka nxit për më shumë investime në Bylisin antik
Në parkun arkeologjik kombëtar të Bylisit, ekspedita e Institutit Arkeologjik po punon për të tretin vit për gërmimin e cisternës së qytetit antik.
Arkeologu Neritan Ceka tha për Euronews Albania se mungesa e metodologjisë dhe ngatërresat me mungesë financimi apo reformat në trashëgiminë kulturore kanë bërë që kjo vepër të mos gërmohet që nga vitet ’80 kur është zbuluar.
“Ndryshe nga monumentet tjera, nuk është mbi tokë, është e gjitha nën tokë. Imagjinoni një cisternë të madhe të ndërtuar e gjitha me blloqe gurësh, me lartësi 8 metra dhe me gjatësi 50 metra që mbante miliona litra ujë”, tha ai.
Sipas arkeologut, ky duhet të jetë një projekt gërmimi dhe restaurimi ku duhet të përfshihen dhe investimet ndërkombëtare.
“Bylisi është pikërisht një dritë shprese se ky vend, nga një vend ku mbante era naftë mund të bëhet një vend ku të zhvillohet turizmi. Ky është rajoni më i pasur, kurora e qytetërimit Ilir, ku kishte teatër, stadiume, vepra inxhinierike,” deklaroi Ceka.
“Kjo është e vetmja vepër që kemi ku gjatë dimrit uji i stadiumit mblidhej në një cisternë që është më e madhja e Ballkanit,” përfundoi arkeologu.
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)