Zbardhet takimi Blinken-Borrell, theksi tek negociatat me Shqipërinë dhe RMV-në
Sekretari amerikan i Shtetit Antony J. Blinken u takua të enjten në Uashington me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme e Çështje të Sigurisë, e njëkohësisht Nënpresident i Komisionit Evropian, Josep Borrell.
Në njoftimin e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit thuhej se sekretari Blinken ripohoi rëndësinë e partneritetit SHBA-BE dhe angazhimin e Uashingtonit për të punuar me Brukselin për t’u përballur me sfidat e përbashkëta.
Në njoftimin për shtyp të Departamentit të Shtetit thuhet se zoti Blinken vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe përkushtimin ndaj procesit të zgjerimit.
Ai theksoi gjithashtu nevojën për të bërë përpara me hapjen e negociatave për pranimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi