Arrihet marrëveshja për qeverinë e re në Gjermani
Lideri i Partisë Social-Demokrate të Gjermanisë dhe ata të dy partive të vogla, të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë, do t’u rekomandojnë bazave të partive që të avancojnë drejt formimit të koalicionit qeverisës.
Lajmin e komunikoi ditën e premte për mediat vetë kryetari i SPD-së, njëkohësisht kandidat për kancelar të Gjermanisë, Olaf Scholz.
“Ne kemi rënë dakord për linjat kyçe që do të shërbejnë si baza për vendimet e partive dhe në këndvështrimin tim personal, rezultati është shumë pozitiv. Ai tregon hapur se ne mund të formojmë një qeveri që dëshiron të sjellë progresin. Një progres që është i mundur dhe i nevojshëm në shumë fusha të zhvillimit social, ekonomik dhe në lidhje me detyrat që kemi si vend i Evropës”, tha Olaf Scholz.
Social-demokratët, që dolën të parët në zgjedhjet e muajit të kaluar, të Gjelbrit dhe liberalët e Demokratëve të Lirë kanë zhvilluar prej kohësh bisedime për të zbuluar nëse kishin gjëra të përbashkëta për të formuar së bashku qeverinë.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet