Albin Kurti thirrje para zgjedhjeve lokale: Votoni Vetëvendosjen

16 Tetor 2021 | 09:51

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka ftuar njerëzit përmes një postimi në faqen e tij në Facebook që të votojnë Lëvizjen Vetëvendosje dhe kandidatët e saj.

Ai falënderoi për mikëpritjen gjithë komunat, ndërsa përmendi se angazhimin e nisur do ta çojnë deri në fund.

“Shëndeti publik, financiar e social që erdhi nga ndryshimet demokratike me zgjedhjet paralamentare të 14 shkurtit 2021 duhet plotësuar e shtuar me zgjedhjet komunale të 17 tetorit 2021,” – shkroi ai.

Kurti renditi disa nga arritjet që sipas tij ka shënuar qeveria brenda 6 mujorit të parë si një mënyrë për të sjellë në vëmendjen e votuesve që “dora e mirë e shtetit nuk është ndjerë kurrë kaq shumë”.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026