Armando Broja shkëlqen në Angli, shënon golin e parë në Premier League
Talenti i kombëtares shqiptare, Armando Broja ka realizuar golin e parë në Premier League në ndeshjen e parë si titullar me Southampton.
20-vjeçari realizoi golin e fitores ndaj Leeds edhe pse fillimisht trajneri Ralph Hasenhuttl shprehur dyshime nëse do ta niste takimin me Brojën në sulm.
Sulmuesi kuqezi tregoi në fushë se ky ishte një mendim krejt i gabuar me golin e shënuar në minutën e 53’ por edhe gjatë gjithë lojës pasi i shkaktoi mbrojtjes së Leeds mjaft probleme.
Me këtë fitore Southampton i dha fund 9 ndeshjeve pa fituar në kampionat dhe paraqitja e Brojës pritet të lërë shumë mbresa jo vetëm tek trajneri por edhe tifozët. Këtë gjë ata e treguan edhe në momentin e zëvendësimit.
Talenti i kombëtares shqiptare është në pronësi të ekipit të Chelsea, të cilët këtë sezon e kanë huazuar tek Southampton.
Kjo ishte ndeshja e parë që Broja luante si titullar pasi deri tani katër herë ka hyrë në lojë si zëvendësues.
Lojtari i kombëtares shënoi dy herë në ndeshjet e vlefshme për eliminatoret e botërorit në ndeshjet e Shqipërisë ndaj Hungarisë.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush