Zgjedhjet në Kosovë dhe RMV, kutitë e votimit në shtëpitë e të infektuarve me COVID
87 ekipe me gjithsej 348 anëtarë janë përgatitur për të shkuar në shtëpitë e qytetarëve në Kosovë të infektuar me COVID-19, për t’iu dhënë mundësi të votojnë.
Krahas anëtarëve të KQZ-së, çdo ekip ka një mjek dhe një polic.
Në çdo kuti votimi krahas materialeve zgjedhore kishte maska, doreza dhe dezinfektues.
Krahas ekipeve për COVID, në Kosovë u përgatitën ekipe që do të mundësojnë votimin e të moshuarve, personave me aftësi të kufizuara dhe të burgosurve.
Këto ekipe u praktikuan edhe në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021.
Në zgjedhjet lokale që po mbahen sot të drejtë vote kanë 1.885.448 votues.
Ndërsa, numri i qendrave të votimit në të gjithë Republikën e Kosovës është 883 me gjithsej 2.477 vendvotime.
Ndërkaq, numri i qytetarëve me të drejtë vote jashtë vendit, të cilët kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës është 15.532 votues.
Edhe në Maqedoninë e Veriut një komision zgjedhor special u vu në dispozicion të të sëmurëve me COVID-19. 7.921 persona të infektuar në të gjithë vendin do të ushtrojnë sot të drejtën e votës.
Ndërkohë në Shqipëri të prekurit nga COVID nuk iu mundësua e drejta e votës në zgjedhjet e 25 prillit.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës