Vdekja e deputetit britanik vë në qendër të vëmendjes sigurinë e politikanëve
Vdekja e deputetit David Amess i cili u vra me thikë gjatë një takimi me zgjedhësit ka vënë në qendër të vëmendjes sigurinë e politikanëve.
Është një traditë në Mbretërinë e Bashkuar të mbash takime ballë për ballë me zgjedhësit, por shumë anëtarë të parlamentit britanik thonë se duhet të ketë një rishikim se si mund të jenë të sigurt gjatë takimit me votuesit. Shqetësimi u ngrit pas vrasjes së dytë të një deputeti në 5 vite.
Amess u godit me thikë në Leigh-on-Sea të premten dhe humbi jetën në vendngjarje. Në vitin 2016, deputetja Jo Cox u qëllua dhe u godit me thikë gjatë rrugës për të takuar zgjedhësit.
Sekretarja britanike e brendshme Priti Patel tha të shtunën se shërbimet e sigurisë janë në gatishmëri për të garantuar qetësinë e deputetëve në mënyrë që ata të vazhdojnë detyrat e tyre si anëtarë të zgjedhur në mënyrë demokratike.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës