Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh

4 Qershor 2026 | 15:48

Një parazit mishngrënës, i rrallë në SHBA në gjashtë dekada, është gjetur te një viç në Teksas, në një zhvillim alarmues për industrinë e bagëtive në vend.

Brooke Rollins, sekretarja e bujqësisë tha se miza krimb-vidë e Botës së Re, NWS u konfirmua te kafsha në jug të shtetit, rreth 50 milje larg kufirit me Meksikën.

Për më shumë se një vit, departamenti i bujqësisë i SHBA-së (USDA) dhe zyrtarët në Teksas i kanë paralajmëruar pronarët e bagëtive për përparimin e parazitit në të gjithë Meksikën.

Larvat e mizës krimb-vidë ushqehen me gjakun e kafshëve dhe paraziti mund të përhapet shpejt. Rreziku për njerëzit është i ulët.

Ky parazit u zhduk nga SHBA-ja në vitet 1970, pasi shkaktoi humbje prej dhjetëra miliona dollarësh, dhe zyrtarët kanë frikë nga një ringjallje tani në një kohë kur çmimet e ushqimeve në të gjithë vendin, veçanërisht për mishin e viçit, janë në nivele rekord.

Mizat nuk përbëjnë kërcënim për sigurinë ushqimore, por zyrtarët kanë frikë nga mungesat nëse ato zënë vend në popullatat e bagëtive dhe shpendëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk ka më kohë”, alarmi gjerman: Pa armët amerikane nuk e ndalni dot Putinin

Gjermania duhet të vazhdojë të blejë armë si dhe avionë luftarakë nga SHBA-ja për t’iu kundërvënë kërcënimit nga Vladimir Putin, edhe pse Evropa po ndërton...
19:01 | 14/07/2026

Studimi: Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik për depresion dhe ankth

Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik më të lartë për depresion, ankth dhe ndryshime në tru, sipas një studimi të ri të prezantuar në Konferencën Ndërkombëtare të...
18:38 | 14/07/2026

Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 milionë dollarë Kanye West

Një ish-punonjës i Kanye West që fitoi një çështje kundër tij në fillim të vitit, po i kërkon gjykatësit të detyrojë reperin që t’i paguajë...
18:36 | 14/07/2026