PDK fiton Hanin e Elezit pa balotazh

17 Tetor 2021 | 23:01

Partia Demokratike e Kosovës ka fituar komunën e Hanit të Elezit duke shmangur balotazhin.

Kandidati i PDK, Mehmet Ballazhi mori 50.98% të votave ndërsa kandidati i pavarur, Rufki Suma mori 42.47%.

Në vend të tretë doli kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Sherif Berisha me 6.5% të votave.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një deklaratë për mediat gjatë procesit të numërimit të votave u shpreh se PDK ka fituar pa balotazh në 5 komuna, Mitrovicë, Ferizaj, Skënderaj, Kaçanik dhe Han të Elezit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026

Osmani: Kosova duhet të ecë përpara në partneritet të ngushtë me ShBA-në dhe botën demokratike

“Kosova ka nevojë për unitet dhe për një vizion që e forcon shtetin brenda dhe jashtë vendit”, tha kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani...
08:29 | 29/05/2026

Kreu i AAK kritikon Kurtin: Kush nuk e do Amerikën nuk e do as Kosovën

Aleanca hapi fushatën zgjedhore në Gjakovë. Ish-kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar Ardian Gjinin si një nga kandidatët më të zotë për kryeministër....
08:27 | 29/05/2026