35 milionë euro energji në tetor, fondi i qeverisë për OSHEE po harxhohet shpejt
OSHEE ka shpenzuar 35 mln euro vetëm në tetor për blerje energjie. Kjo shumë është sa një e treta e asaj që qeveria ka premtuar të japë si garanci sovrane deri në fund të vitit. Me çmimin aktual, 100 mln euro mund të shpenzohen pa u mbyllur nëntori.
Niveli i ujit në liqenin e Fierzës ka rënë në minimum historik, ndërsa prurjet e janë vetëm 65 metër kub në sekondë. Edhe dy HEC-et e tjerë në kaskadën e Drinit janë në krizë prodhimi për energji.
Me këto kapacitete, Shqipëria ka nevojë të blejë sasi të mëdha energjie, por çmimet në bursë janë rritur përtej parashikimeve, duke u 5-fishuar, në krahasim me vitin e kaluar.
Këtë të hënë, në bursën e Hungarisë një megavat/orë u shit për 249 euro, ndërsa në orare piku çmimi arriti 325 euro. Me këto çmime janë mbyllur edhe ankandet e OSHEE, i cili ka shpenzuar 34.7 milionë euro vetëm për tetorin.
Ky i fundit hapi këtë të premte një tjetër procedurë për të blerë energji për 1 javë. Në fazën e parë të procedurës u kërkuan 75 600 Mwh energji, por OSHEE siguroi 65 % të sasisë së kërkuar me një vlerë prej 14 milionë euro ku çmimi mesatar rezultoi 266 dhe 318 euro megavat/orë.
Qeveria ka dalë garant që të japë për OSHEE deri në fund të këtij viti 100 mln euro, por me ritmet aktuale të çmimeve në bursa dhe me disavantazhin e prodhimit vendas, ky fond mund të mbarojë më herët, pasi më shumë se 1/3 e tij është shpenzuar ende pa u mbyllur tetori.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet