COVID-19, Rumania në kolaps, disa shtete europiane rikthejnë kufizimet

19 Tetor 2021 | 09:37

Rumania regjistron shkallën më të lartë në botë sa i përket viktimave nga COVID-19, gjithnjë në krahasim me popullsinë.

Sipas zyrtarëve kjo situatë është shkaktuar  nga nivelet e ulëta të vaksinimit ku më pak se 11% e popullsisë është injektuar. Spitalet në të gjithë vendin po punojnë me kapacitet të lartë dhe autoritetet kanë njoftuar se në terapitë intensive nuk ka më shtretër bosh.

Përreth Europës në shtete të ndryshme lufta ndaj COVID-19 është duke u zhvilluar në nivele të ndryshme.

Në Letoni dhe Sllovaki autoritetet janë duke rikthyer masat kufizuese anti-COVID për shkak të rritjes së rasteve për të paktën një muaj.

Letonia ka mbyllur shkollat, restorantet dhe ambientet argëtuese.

Në Britaninë e Madhe ku zhvillohet dhe një nga proceset më të suksesshme të vaksinimit në botë, autoritetet po paralajmërojnë për një tjetër fushatë, të përshpejtojnë dhënien e dozës së tretë të vaksinës.

Me rastet e reja të COVID që rriten në afro 50.000 të infektuar në ditë kryesisht në grupmoshën 12-15 vjeç që janë të pavaksinuar, nevojitet një dozë e tretë vaksinë për më të moshuarit dhe ata me kushte specifike shëndetësore.

Ndërkohë në Portugali jo vetëm që po jepen  doza e tretë anti-COVID, por ka filluar njëkohësisht edhe programi i vaksinimit kundër gripit.

Autoriteti shëndetësor i vendit thotë se pritet të vaksinojë rreth dy milionë njerëz me të dyja dozat të paktën deri në fund të nëntorit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026