Shitjet e vaksinave të Pfizer dhe Moderna do të dyfishohen në vitin 2022
Airfinity, një agjenci analitike parashikon se kompanitë BioNTech/Pfizer dhe Moderna do të mbizotërojnë tregun e vaksinave Covid-19 vitin e ardhshëm, duke arritur një shumë prej 93.2 miliardë dollarësh në shitjet bruto të vaksinave, gati sa dyfishi i sasisë në vitin 2021.
Parashikimet nga Airfinity tregojnë se dy prodhuesit e vaksinave me ARN, do të mbizotërojnë 3/4 e tregut të vaksinave në vitin 2022.
BioNTech/Pfizer parashikohet të arrijnë një vlerë prej 54.5 miliardë dollarësh në shitjen e vaksinave Covid-19 ndërsa kompania Moderna 38.7 miliardë dollarë, një shifër shumë më e lartë sesa parashikimet fillestare prej përkatësisht 23.6 miliardë dollarësh dhe 20 miliardë dollarësh.
Rivalët AstraZeneca, Johnson & Johnson, Sputnik V i Rusisë apo Novavax, përbëjnë pjesën tjetër të tregut, i cili parashikohet të dyfishohet në vlerë duke arritur deri në 124 miliardë dollarë një vit më vonë.
“Ne parashikojmë vazhdimin e shitjeve në vitin 2022, teksa kombet kërkojnë siguri të vazhdueshme dhe kombet me të ardhura të ulëta dhe të mesme kërkojnë të arrijnë nivelin e vaksinimit të kombeve me të ardhura më të larta.” – Rasmus Bech Hansen, shefi i Airfinity.
Shumica e analistëve konfirmojnë se Pfizer në veçanti, ka mbizotëruar garën e vaksinave Covid-19 dhe ka shumë të ngjarë ta forcojë edhe më tepër këtë pozicion, në muajt e ardhshëm.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi