Kosova, pak përmirësim në shumë fusha, sipas progres-raportit
Progres raporti i Komisionit Europian theksoi se jostabiliteti politik dhe pandemia kanë ndikuar negativisht në agjendën e reformave europiane të Kosovës.
Raporti nënvizoi se Kosova duhet të angazhohet në mënyrë konstruktive në “zbatimin e të gjitha marrëveshjeve” të arritura në kuadër të dialogut me Serbinë dhe të “kontribuojë në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse”.
Komisioni Evropian ka pasur kritika për sistemin gjyqësor, pasi sipas tij, administrimi i drejtësisë vlerësohet se vazhdon të jetë “i ngadalshëm, joefikas dhe i ndjeshëm ndaj ndikimeve politike”.
Në dorëzimin e progress raportit përfaqësuesi i BE në Prishtinë i bëri thirrje qeverisë të vazhdojë përpjekjet për luftimin e krimit.
Ndërsa kryeministri Albin Kurti cilësoi se në gjashtëmujorin e dytë, Kosova ka shënuar përparim, periudhë kur ka nisur udhëheqjen Qeveria e tij.
“Në këta gjashtë muaj të Qeverisë, kemi stabilitet institucional, legjitimitet demokratik dhe besueshmëri të lartë në institucione nga ana e qytetarëve, që përbën progres të madh shoqëror, që do ta kishin zili, jo vetëm e rajonit, por edhe jo pak vende të Bashkimit Evropian”, ka thënë Kurti.
Në anën tjetër, Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, tha komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi por shtoi se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë përmes dialogut është kriter për Kosovën, së bashku me vetingun.
“Komisioni qëndron pas vlerësimit të tij të bërë në korrik të vitit 2018, se Kosova ka përmbushur të gjitha standardet për liberalizim të vizave”, tha komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi.
Sa i takon marrëdhënieve Kosovë-Serbi të dyja vendet duhet të avancojnë në rrugët e tyre për në BE dhe të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse përmes procesit të dilogut, thotë raporti.
“Angazhimi konstruktiv në dialogun me Beogradin është i nevojshëm, dhe veprimet e njëanshme duhet të shmangen”, tha Varhelyi dhe shtoi se Kosova duhet të ndjekë rrugën e Shqipërisë sa i takon procesit të vetingut.
Raporti vlerëson se Kosova ka shënuar progres, në luftën kundër terrorizmit, ndërsa kërkohet të jetë më aktive në luftë kundër pastrimit të parave. Gjendja e mediave dhe lirisë së shprehjes në Kosovë është më e keqe se vendet e rajonit.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh