Eksperti i ekonomisë, Ciko: Qeveria të mbështesë hapjen graduale të biznesit
Ilir Ciko, ekspert i ekonomisë bën thirrje që e gjithë makineria e shtetit të vihet në funksion të rinisjes së aktivitet për bizneset dhe qeveria të mjaftohet vetëm me mbështetje sociale dhe me parada ushtarake në rrugët e Tiranës.
“Duhen marrë masa që mbështetja ndaj biznesit të jetë e tillë që sapo kjo fazë të kalojë të jenë në gjendje të rifillojnë aktivitetin normal. Nëse do të falimentojnë kjo do të vështirësonte situatën. Zgjidhja më optimale, krahas ndihmës sociale, do të isha i prirur që qeveria të mbështesi hapjen graduale të biznesit. E gjithë makineria e shtetit të jetë në funksion të këtij qëllimi”, deklaroi eksperti duke folur për ‘Ilva Now’.
Sa i takon nivelit të dëmit që do të ketë në ekonominë e vendit, z. Ciko i referohet vlerësimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar që parashikon një rënie 5-20% për ekonomitë e vendeve të BE-së
“Në masë makro do të jetë i konsiderueshëm. 5-20% rënie ekonomisë sipas të dhënave të FMN për vendet e BE. 2/3 e ekonomisë sonë është e lidhur me BE dhe pritet që ndikimi të jetë në këtë masë”, u shpreh ai.
Efekti negativ nënvizon ai do të jetë dhe për të ardhurat e buxhetit të shtetit dhe kjo e fut vendin në një spirale që është vështirë për të dalë. “Shpresojmë që epidemia të jetë afatshkurtër. Sektorët që ndikojnë në ekonomi siç është turizmi, duhet të jenë në vëmendjen e qeverisë”, thekson z. Ciko.
Në këto kushte eksperti i ekonomisë thotë se, qeveria është e detyruar për të kërkuar huamarrje për të mbuluar kostot e kësaj që po kalojmë.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij