‘Nxiti sulmin në Capitol Hill’, kërkohet hetimi i ish-këshilltarit të Trump
Ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë Steve Bannon mund të përballet me një ndjekje penale pasi një komitet i Kongresit Amerikan votoi për të vijuar më tej me procesin.
Komiteti po heton sulmin e ndodhur në 6 janar në Capitol Hill, pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 ku kundërshtohej rezultati që shpallte fitues Joe Biden. Steve Bannon, një aleat ngushtë i ish-presidentit Donald Trump kundërshtoi thirrjen për të dëshmuar.
Zërat të shumtë besojnë se Bannon mund të ketë pasur role të rëndësishme në ngjarje duke përfshirë përpunimin e opinionit publik me sloganin “ndaloni vjedhjen” çka motivoi sulmin. Ai gjithashtu mendohet se gjatë 6 janarit ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me Trump.
Bannon u pushua nga puna në vitin 2017 dhe prej asaj kohe nuk mbante pozicione qeverisëse.
Nëse dhoma e përfaqësuesve miraton çështjen ajo do t’i referohet departamentit të drejtësisë, i cili ka fjalën e fundit për ngritjen e akuzave. Nëse shpallet fajtor, Bannon mund të përballet me gjobë dhe deri në një vit burg.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë