Alkooli rrit rrezikun për kancerin e gjirit, thotë OBSH
Nuk ka një nivel të sigurt të konsumimit të alkoolit dhe rreziku i kancerit të gjirit rritet me çdo njësi alkooli të pirë, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Konsumimi i alkoolit është një nga “faktorët kryesorë të rrezikut të modifikueshëm” për sëmundjen, tha OBSH gjatë Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit.
OBSH thotë se kanceri i gjirit është lloji më i shpeshtë i kancerit të diagnostikuar në Rajonin e Europës, me 1,579 gra të diagnostikuara me kancer të gjirit çdo ditë, dhe vlerëson se alkooli shkakton shtatë në 100 raste të reja të kancerit të gjirit.
“Shumë njerëz, përfshirë gratë, nuk janë të vetëdijshëm se kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm i shkaktuar nga alkooli në mesin e grave në nivel global”, tha Dr. Marilys Corbe nga Zyra e Lartë Teknike për sëmundjet jo të transmetueshme, OBSH/Evropë.
“Njerëzit duhet të dinë se duke zvogëluar konsumin e alkoolit ata mund të zvogëlojnë rrezikun e tyre për t’u prekur nga kanceri. Nuk ka rëndësi se çfarë lloji, cilësie apo çmimi është alkooli”, shtoi Cobre.
OBSH rekomandon që vendet ta bëjnë alkoolin më pak të përballueshëm (për shembull rritjen e taksave), ndalimin ose kufizimin e marketingut të alkoolit në media, vendosjen e paralajmërimeve shëndetësore mbi pijet alkoolike dhe zvogëlimin e disponueshmërisë së alkoolit (domethënë rregullimin e orëve të shitjes).
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit