Rama prezanton paketën e dytë financiare, përfitojnë 176 mijë persona të tjerë, 40 mijë lekë për ata që u hoqën nga puna

13 Prill 2020 | 18:12

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar paketën e dytë të ndihmës ekonomike, nga e cila do të përfitojnë 176 mijë persona të tjerë që nuk përfituan nga paketa e parë.

Në këtë paketë financiare do të përfshihen 100 mijë punonjës të biznesit të vogël që s’përfituan nga paketa e parë, 10 mijë punonjës të sektorit të turizmit, 66 mijë punonjës të hequr nga puna nga biznesi i madh. Kreu i qeverisë njoftoi se lëvrimi i paketës së dytë ekonomike nis nga 20 prilli.

Kreu i qeverisë theksoi se rasti i Shkodrës, që është kthyer në një vatër të COVID-19, duhet të na mësojë se çdo ulje vigjilence mund të na çojë në qorrsokak.

“Rasti i Shkodrës duhet të na mësojë se çdo ulje e vigjilencë, çdo nxitim për t’u kthyer në realitetin që e duam të gjithë, mund të na kthejë mbrapsht dhe të na dërgojë në qorrsokak. Të gjithë jemi në hall, e lufta vijnë për të na i shtuar hallet. Në këtë luftë të hatashme me një armik të padukshem, nuk e ka një zgjidhje”, tha z. Rama.

Ai e cilësoi të dështuar strategjinë e opozitës në këtë luftë me armikun e padukshëm COVID-19, ndërsa nuk ngurroi t’i bënte një ftesë kryedemokratit Lulzim Basha që të bashkonin forcat në të mirë të popullit.

“Opozita e ka humbur krejtësisht që të vijë në shërbim të kësaj lufte. Edhe për të siguruar rezistencën ekonomike të atyre që kanë nevojë për mbështetje. I kam kërkuar Bashës të bashkojë forcat me mua, qoftë për të fituar apo për të rezistuar. Përgjigjen e keni dëgjuar të gjithë. Akuza për punën heroike që bëhet. Dhe receta për fushën ekonomike. Nuk po qahem, por jam i keqardhur. Thirrja ime është që t’i bashkojmë forcat, le t’i flasim popullit njëzëri. Që nga Shkodra që e kujtojnë COVID-in komunist, deri në Vlorë”, tha kryeministri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026