Pandemia e COVID-19 mund të vazhdojë edhe në vitin 2022
Pandemia e COVID-19 do të vazhdojë për një vit më shumë se sa do të duhej pasi vendet e varfra nuk po furnizohen me vaksinat kundër kësaj sëmundjeje, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Dr. Bruce Aylward, drejtuesi i lartë i OBSH-së tha se situata në vendet e varfra tregon se kriza “mund të vazhdojë edhe në vitin 2022”.
Më pak se 5% e popullsisë së Afrikës janë vaksinuar, krahasuar me 40% në shumicën e kontinenteve të tjera.
Aylward u bëri thirrje vendeve të pasura që të heqin dorë nga porositë e vaksinave, në mënyrë që kompanitë farmaceutike të mund t’u japin përparësi vendeve me të ardhura më të ulëta.
“Mund t’ju them se nuk jemi në rrugën e duhur. Ne me të vërtetë duhet ta përshpejtojmë vaksinimin ose e dini çfarë do të ndodhë? Kjo pandemi do të vazhdojë edhe një vit më shumë se sa duhet”, tha ai.
COVAX, një program global për shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra i udhëhequr bashkërisht nga aleanca e vaksinave GAVI dhe OBSH-ja, synonte të dhuronte dy miliardë doza vaksinash deri në fund të këtij viti, por deri më ka dërguar 371 milionë doza.
Në fillim të shtatorit grupi i 20 vendeve më të pasura të botës, i njohur si G20 ka rënë dakord për të rritur përpjekjet që të ndihmojnë vendet e varfra të vaksinojnë popullsinë e tyre kundër COVID-19.
Ata kanë dërguar 261 milionë vaksina në vendet në nevojë, ndërkohë që kanë premtuar një total prej 1.8 miliard.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë