Fasoneritë në rrezik serioz, sipërmarrësit paralajmërojnë mbylljen e tyre

14 Prill 2020 | 06:16

Fasoneritë po kërcënojnë realisht që të mbyllin aktivitetin e tyre në Shqipëri. Disa ndërmarrje në këtë sektor prodhues kanë nisur të largojnë njerëzit nga puna pasi për shkak të situatës në Itali, nuk kanë eksporte dhe kjo ka shkaktuar një rënie të likuiditetit dhe natyrisht është rritur ndjeshëm pamundësia për të paguar pagat e punonjësve.

Për këtë problem shoqëror, i cili ka vijuar të reflektojë pasojat në Shqipëri ka folur sipërmarrësja Donika Mici. Në një lidhje “skype” me Euronews Albania, zonja Mici theksoi se këto veprimtari në Shqipëri rrezikojnë të mbyllen njëra pas tjetrës, ndërsa shtoi se kjo situatë ka ardhur si pasojë e mbylljes së aktivitetit në Europë. 

“Janë 170 ndërmarrje në Shqipëri  fasonë që janë të lidhura me Europën. Fakti që Europa ka ndalur motorët totalisht, normal që edhe fasoneria në Shqipëri ndalohet në mënyrë automatike. Deri tani kanë punuar me një variant, që kanë pasur urdhra pune që vijnë paradhënie për t’u prodhuar, por tani avash avash po mbyllen njëra pas tjetrës. Kush ka qenë direkt në prodhim si puna e ndërmarrjeve të mia, ka ndërprerë që ditën e parë që Evropa ndërpreu punën. Ne jemi në javën e gjashtë që jemi pa punë dhe i mbajmë sytë nga Europa. Deri tani qeveritë europiane kanë thënë se kjo do të zgjasë deri në 15 maj, nëse nuk do të ketë një shtyrje tjetër. Kjo nuk do të thotë se me 15 maj ne do të fillojmë punë, sepse ata do riorientohen dhe do të blejnë materiale, por do të zgjatet  edhe dy muaj më tepër. Kështu duke u zgjatur edhe më shumë, që të gjithë punonjësit e fasonerisë, përveç atyre që kanë kontratat me maskat apo për veshjet të menjëhershme, që janë të pakta në Shqipëri 5 apo 6, të gjithë të tjera do të mbyllen në mënyrë graduale për faktin e mbyllës së Europës”, tha ajo.

Ajo shprehu rezerva konkrete për paketën e dytë të ndihës, e cila u prezantua dje nga Kryeministri Edi Rama. Sipas saj, sipërmarrjet dhe veprimtaritë e fasonerive nuk përfitojnë nga paga prej 40 mijë lekë të reja.

“Fasoneritë duke qenë se janë ndërmarrje sociale nuk kanë dashur të pushojnë punonjësit  e tyre nga puna deri në këtë moment duke ndjekur rrugën e kryeministri dhe ministrisë së Financave. E kemi pritur këtë paketën e dytë, duke qenë se kemi menduar se ai 40 mijë lekëshi do na jepej ne si shoqëri për t’i mbajtur varur nga shoqëritë tona deri në hapjen e kufirit. Jo, ne nuk përfitojmë nga kjo paketë”, shtoi ajo.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se me paketën e dytë të ndihmës ekonomike do të përfitojnë 176 mijë persona të tjerë që nuk përfituan nga paketa e parë.

Në këtë paketë financiare do të përfshihen 100 mijë punonjës të biznesit të vogël që s’përfituan nga paketa e parë, 10 mijë punonjës të sektorit të turizmit, 66 mijë punonjës të hequr nga puna nga biznesi i madh. Kreu i qeverisë njoftoi se lëvrimi i paketës së dytë ekonomike nis nga 20 prilli.

Lexoni gjithashtu:

Rama prezanton paketën e dytë financiare, përfitojnë 176 mijë persona të tjerë, 40 mijë lekë për ata që u hoqën nga puna

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026