Stjuardesat e Alitalia protestë simbolike në Romë për mbylljen e kompanisë
Me dhjetëra stjuardesa nga kompania ajrore italiane “Alitalia”, e cila së fundmi pas shumë vitesh pezulloi aktivitetin e saj, kanë protestuar në qendër të Romës.
Në mënyrë simbolike ato zhvishen nga uniformat e tyre dhe qëndrojnë me këmishët e natës. Ne jemi Alitalia brohorasin stjuardesat.
Pas një kohe të gjatë, me probleme financiare, linja ajrore italiane në 14 tetor kreu fluturimin e saj.
Një kompani ajrore e re, ITA, filloi të fluturojë, duke përdorur disa nga avionët e Alitalia.
Ajo bleu gjithashtu markën Alitalia, por po merr më pak se 3.000 nga 10.000 punonjësit e Alitalia. Ata janë duke u punësuar me nivele më të ulëta të pagave.
” Për ne uniforma është diçka që na prezanton në botë dhe ne gjithmonë e veshim me shumë krenari. Jemi këtu për të shprehur dhembjen tonë si dhe solidaritet për të gjithë kolegët që janë thirrur në ITA dhe u detyruan të firmosin një kontratë poshtëruese”, u shpreh Cristina Poggesi, stjuardese dhe përfaqësuese e sindikatës.
Drejtuesit e sindikatave kanë bërë presion që qeveria të zgjasë përfitimet e papunësisë për 5 vite.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet