‘Nuk financojmë mure’, Von der Leyen përjashton barrierat fizike kundër emigrantëve
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen përjashtoi të premten çdo mundësi për financimin e ngritjes së mureve me tela me gjemba për të penguar mbërritjen e emigrantëve.
Reagimi i saj erdhi pasi presidenti i Lituanisë deklaroi se nevojitej një barrierë fizike për të mbrojtur kufijtë e BE-së nga Bjellorusia, që po i përdor emigrantët si armë kundër bllokut.
Por Von der Leyen u zotua se do të vazhdojë presionin ndaj Minskut, kur kanë kaluar 4 muaj nga vendosja e sanksioneve ndaj ekonomisë bjelloruse, për shkak të dorës së hekurt të përdorur nga presidenti Lukashenko ndaj protestuesve që kundërshtonin rizgjedhjen e tij në gusht të 2020-s.
“Ne jemi shumë të shqetësuar për situatën në kufi me Bjellorusinë. Ne e konsiderojmë sjelljen e qeverisë bjelloruse një sulm hibrid. Njerëzit e përdorur nga presidenti Lukashenko janë viktima dhe ne duhet t’i ndihmojmë ata. Jeta e njeriut nuk duhet të përdoret për qëllime politike dhe në këtë rast kemi të bëjmë me një instrumentalizim të emigracionit për t’i bërë presion BE-së. Ndaj ne do vijojmë presionin ndaj regjimit të Lukashenkos”, tha Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian.
Nga ana e saj, Bjellorusia akuzon bllokun evropian për shkaktimin e krizës humanitare në kufirin e saj.
BE ka përforcuar rregullat për azil dhe kufijtë e jashtëm që kur mbi 1 milion refugjatë arritën në Evropë përmes Mesdheut 6 vjet më parë.
Gjithashtu, Unioni ka nënshkruar marrëveshje me vende si Turqia dhe Libia që refugjatët të sistemohen në vende të tjera dhe jo në Evropë.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)