Ekspertët shëndetësorë thirrje qeverisë britanike për rikthimin e masave anti-COVID

23 Tetor 2021 | 08:19

Të premten, ekspertët shëndetësorë në Britani të Madhe i kërkuan qeverisë të sigurojë që kufizimet e koronavirusit të futen me shpejtësi, pasi shkalla e infeksioneve të reja vazhdon të rritet.

Shumë shkencëtarë po i kërkojnë qeverisë të rifusë disa nga masat që hoqi tre muaj më parë, duke përfshirë mbajtjen e maskave me detyrim në ambiente të mbyllura, distancimin shoqëror dhe vijimin e punës nga shtëpia.

Qeveria konservatore e kryeministrit Boris Johnson thotë se mund të rivendosë disa kufizime si pjesë e “Planit B” të vjeshtës dhe dimrit.

Britania e Madhe ka regjistruar mesatarisht 47.000 raste të reja të COVID-19 në ditë në javën e kaluar, 18% më shumë se një javë më parë, sipas shifrave të publikuara të premten.

Ndërkohë janë regjistruar më shumë se 139. 000 vdekje nga koronavirusi gjatë pandemisë, numri më i lartë në Evropë pas Rusisë.

Ky shtet po mbështetet pothuajse ekskluzivisht në vaksinat për të mbajtur larg virusin gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit.

Pothuajse 80% e njerëzve 12 vjeç e lart në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë dy doza vaksinash, ndërkohë po u ofrohet një vaksinë përforcuese, duke përfshirë të gjithë mbi 50 vjeç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026