Shkurtohet ora policore në Kosovë, zgjatet orari për gastronominë
Nga e premtja në Kosovë ka filluar vaksinimi në tendat e posaçme. Ekipi i parë u vendos në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, i cili u vizitua edhe nga drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, ku qytetarët kanë mundësi që të marrin vaksinën anti-COVID pa radhë.
Ministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku tregoi se kjo formë vaksinimi do të organizohet edhe në vende të tjera.
Me këtë rast ajo bëri thirrje tek qytetaret që të vaksinohen, pasi kjo është edhe mënyra më e mirë e mundjes se pandemisë.
Po ashtu, ministrja tregoi se do te ketë rishikim të masave, por megjithatë shtoi se nuk do të ketë ndryshime të mëdha, pavarësisht se numri i rasteve ka rënë.
Ndërkohe, burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ora policore do të shkurtohet, duke filluar nga ora 00:00 deri ne 05:00, orari i gastronomisë do të zgjatet deri në orën 23:00. Ndërsa maska do të vazhdojë të jetë e detyrueshme.
Referuar raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë injektuar 5.287 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Deri më tani 691.004 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa me dozën e parë 834.622 qytetarë.
Nga 2.115 testime, 16 raste kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.