AKR kërkon rinumërimin e votave për Komunën e Prishtinës

24 Tetor 2021 | 15:16

Aleanca Kosova e Re ka kërkuar rinumërimin e votave në gjithsej 238 vendvotime në zgjedhjet e fundit në Komunën e Prishtinës, kjo pasi sipas tyre, ka pasur abuzim me vota nga të cilat ky subjekt politik është dëmtuar deri në dy për qind.

Gzim Mehmeti nga Aleanca Kosova e Re në një konferencë për media, tha se kanë prova materiale për të gjitha parregullsitë që janë bërë.

“Qytetarët e Prishtinës kanë treguar një kulturë të lartë sa i përket votimit edhe demokracisë, po ashtu KQZ-ja i ka organizuar mirë zgjedhjet lokale 2021, mirëpo disa individë të caktuar, grupacione dhe subjekte kanë abuzuar me votën e qytetarëve në këtë rast kemi prova materiale se ka ardhur deri te parregullsitë. Unë sot do t’i paraqes faktet dhe provat materiale, në këtë rast Aleanca Kosova e Re sipas mendimit dhe provave që i kemi është dëmtuar 1 deri në 2% duke i shpallur të pavlefshme fletat e votimit” ka potencuar ai.

Mehmeti po ashtu shton se do të bëjnë edhe ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

“Jam shumë i bindur se KQZ-ja do të reagojë dhe këtë vendvotim do ta hap për arsye se kemi pa rregullsi…Këtu ka të bëjë me institucion, me KQZ-në, KQZ – ja duhet ta kthejë besimin në këtë rast zgjidhja më e mirë dhe kërkesa jonë decidive është që Prishtina të gjithë vendvotimet 238 të rinumërohen, këtë e themi bazuar në këto fakte dhe parregullsitë e shumta që i kemi që janë bërë publik” ka shtuar ai.

Në ndërkohë ai kërkon nga Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve që të ketë rinumërim të votave në të gjitha vendvotimet në Komunën e Prishtinës, pasi sipas tij, Aleanca Kosova e Re është dëmtuar në masë të madhe.

Kurse, sa i përket ofertave për koalicione në balotazh, ai tha se për arsye se ende nuk janë shpallur rezultatet preliminare, nuk kanë pas oferta.

Vlen të theksohet se 21 komuna të Republikës se Kosovës kanë shkuar në balotazh në zgjedhjet komunale të 17 tetorit e që raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahen më 14 nëntor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026