“Facebook do shtojë trazirat”, ish-menaxherja: Rrjeti social promovon përçarjen dhe ekstremizmin
Facebook do të nxisë më shumë episode dhune nëpër botë për shkak se si algoritmet e tij janë projektuar për të promovuar materiale përçarëse.
Kështu deklaroi të hënën në Parlamentin britanik ish-menaxherja e rrjetit social Frances Haugen, e cila raportoi përpara një komisioni britanik që po shqyrton plane për të rregulluar funksionimin e kompanive mediatike.
Haugen tha se, Facebook e konsideron sigurinë një lloj malli me kosto dhe me taktikat e tij po ndikon në përhapjen e urrejtjes.
“Nuk kam asnjë dyshim se ngjarjet që po shohim nëpër botë, si dhuna në Mianmar dhe Etiopi, janë vetëm kapitujt e parë sepse në rrjetin social ka dy objektiva në renditjen e gjërave: i pari është përforcimi i përmbajtjeve përçarëse dhe ekstreme dhe i dyti është fokusimi në to”, tha Haugen.
Ish-menaxherja shtoi se algoritmet i nxisin përdoruesit drejt ekstremizmit. Sipas saj, nëse dikush është i majtë, rrjeti social do fokusohet tek e majta ekstreme dhe po ashtu me të djathtën.
Shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg u është përgjigjur më herët akuzave të Haugen, duke thënë më herët gjatë muajit se, argumentet e saj nuk kanë logjikë.
Ndërkohë, dokumente të kompanisë të poseduara nga “Reuters” dhe agjenci të tjera tregojnë se, Facebook ishte në dijeni të faktit se nuk kishte punësuar mjaftueshëm punonjës të aftë në përdorimin e gjuhëve dhe të informuar mbi ngjarjet që duhet të identifikohen si objektive nga përdoruesit në një numër vendesh në zhvillim.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë