Kompania amerikane i kërkon EMA-s autorizim për pilulën anti-COVID

26 Tetor 2021 | 09:45

Kompania farmaceutike ‘Merck’ po kërkon nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) të autorizojë pilulën e saj antivirale COVID.

Nëse do të aprovohet, do të jetë trajtimi i parë kundër COVID që nuk ka nevojë të bëhet me gjilpërë ose infuzione intravenoze.

Teksa vaksinat janë arma kryesore kundër COVID-19, pilula eksperimentale e Merck mund të ndryshojë rregullat e lojës, pasi studimet treguan se ajo mund të reduktojë mundësinë e vdekjeve apo hospitalizimit për personat më të rrezikuar nga COVID-19, për shkak të sëmundjeve bashkëshoqëruese.

Prodhuesi i barnave ka një kontratë me qeverinë amerikane për të ofruar 1.7 milionë kura të ilaçit me një çmim prej 700 dollarësh për kurë. Kompania nënshkroi së fundi marrëveshje furnizimi me vende të tjera, duke përfshirë Britaninë, Malajzinë dhe Singaporin.

Ndërkohë në Europë situata nga COVID-19 paraqitet problematike. Rumania, vendi i dytë në BE me nivelin më të ulët të vaksinimit pas Bullgarisë po përballet me vështirësi të shumta.

Të dyja vendeve në Evropën Lindore u bëhet thirrje të marrin nën kontroll menaxhimin e pandemisë.

Në Sofje po bëhen kontrolle strikte, duke nisur me verifikimin e certifikatës COVID që tregon nëse një person është vaksinuar apo imunizuar nga Sars cov 2

Certifikatat kërkohen në ambientet e brendshme, sikundër në qendra tregtare, restorante apo palestra.

Kina nga ana tjetër po shton vaksinat përforcuese teksa përpiqet të ndalojë një shpërthim të variantit Delta në 11 provinca veriore. Kur pjesa tjetër e botës hapet dhe rifillon udhëtimet, Kina po ndjek një strategji zero-COVID, veçanërisht në prag të Lojërave Olimpike Dimërore. Njerëzve u kërkohet të qëndrojnë brenda qyteteve dhe nuk lejohen udhëtimet ndër-rajonale.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026