Thesari i Krimesë i kthehet Ukrainës, Kievi përshëndet vendimin e gjykatës holandeze

26 Tetor 2021 | 14:13

Një gjykatë holandeze vendosi që një koleksion objektesh arkeologjike nga gadishulli i shumëdiskutuar i Krimesë duhet t’i kthehet Kievit.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy përshëndeti atë që e cilësoi si fitore të shumëpritur dhe u shpreh se është mirënjohës ndaj vendimit të drejtë të gjykatës.

“Pas arit skithian, ne do të marrim edhe Krimenë”, tha ai.

Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014, pas revolucionit në Ukrainë që rrëzoi nga pushteti ish-presidentin dhe aleatin rus, Viktor Janukoviç.

Aneksimi i Krimesë është si cilësuar si një aksion i padrejtë nga pjesa më e madhe e botës, përfshi Bashkimin Europian.

Krimeja ia kishte huazuar objektet arkeologjike muzeut Allard Pierson në Amsterdam në vitin 2014, pak para aneksimit të gadishullit nga Moska.

“Gjykata e Apelit e Amsterdamit ka urdhëruar muzeun Allard Pierson t’i kthejë arin skithian shtetit të Ukrainës”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Koleksioni përbëhet nga 565 objekte, sipas Ministrisë ukrainase të Drejtësisë, mes tyre një helmetë ari e shekullit të katërt para Krishtit dhe një varëse ari e zbukuruar e shekullit të dytë pas Krishtit, që peshojnë më shumë se 1 kg secila.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026