Dhuna ndaj grave në Kosovë, aktivistët: Shteti kujdeset më shumë për dhunuesin se për viktimën

27 Tetor 2021 | 19:47

Fenomeni i dhunës ndaj grave në Kosove vazhdon të jetë shumë i pranishëm. Rasti i fundit i bërë publik, ku një burrë, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e fëmijët, godet një grua tjetër në supermarket, ka rikthyer vëmendjen mbi këtë anomali sociale.

Për shoqatat që e trajtojnë këtë fenomen, akoma më tronditës është fakti se institucionet dhe shteti me shumë kujdesen për dhunuesin se sa për viktimën.

Liridona Sijarina nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore thotë se lind nevoja që jo vetëm shoqëria të ndërgjegjësohet për të mos pranuar dhunën ndaj grave, por duhen reformuar edhe ligjet,

Kjo tregon që ende institucionet tona po qeverisen nga një mendësi patriarkale që nuk e sheh të rëndësishme sigurinë e grave, nuk e sheh të barazvlefshëm trupin e grave me të burrave dhe po mirëmban këtë dhunë që ka qenë e tolerueshme në shoqërinë tonë”, tha Liridona Sijarina.

Sipas saj, edhe pse ne aspektin ligjore ka ndryshime pozitive, problem mbetet zbatimi i tyre. 

Aktivistja Sijarina thotë se këto lëvizje të vogla pozitive kanë ardhur si rezultat i aktivizmit, që po ashtu ka ndikuar edhe në rritjen e numrit të raportimeve të dhunës ndaj grave. Këto shifra, sipas Sijarinës, megjithatë nuk e paraqesin situatën reale, pasi sipas saj, ky problem mbetet brenda mureve te shtëpisë, sidomos ne zonat rurale.

Trajtimi jo si duhet i rasteve të dhunës ndaj grave dhe në familje nga institucionet përkatëse, jo rrallë ka çuar edhe në viktima. Rasti me i fundit është shënuar në Ferizaj, ku një 18-vjeçare humbi jetën nga dhuna që ushtroi bashkëshorti i saj. Për këtë arsye, protestat kundër kësaj dukurie janë të shpeshta në Kosovë, të cilat kryesisht organizohen nga organizata që mbrojnë të drejtat e grave në vend.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026