Angela Merkel viziton për herë të fundit Athinën si kancelare

29 Tetor 2021 | 16:53

E fajësuar gjerësisht si shkaktarja kryesore e krizës financiare në Greqi, kancelarja gjermane në largim Angela Merkel vizitoi për dy ditë Athinën për të përmbyllur kështu turin e saj. Shumë grekë fajësuan Merkel dhe ish-ministrin e saj të Financave, Wolfgang Schaeuble, për masat shtrënguese që çuan në rënien e standardeve të jetesës, rritjen e papunësisë dhe një depresion ekonomik. Por tanimë e shkuara mbetet pas.

“Ka pasur momente të vështira dhe të tensionuara. Kriza ekonomike që shtetet europiane kaluan e vendosi Greqinë në një situatë të vështirë. Ishte një situatë e paprecedentë. Greqia shpesh u ndie e vetme. Por mendoj se kjo kohë ka kaluar, dhe përvoja që kaluam, na bëri të kuptojmë se nxorëm mësime për të tashmen dhe të ardhmen”, tha Katerina Sakellaropoulou, presidente e Greqisë.

Kancelarja gjermane vizitoi Athinën për herë të fundit në janar 2019 ku u prit me protesta, por në epokën pas krizës me rritjen e ekonomisë, u përmirësuan edhe raportet mes Athinës dhe Berlinit.

“Juve ju referuat raporteve tona, të cilat herë pas here patën luhatje, por këto marrëdhënie bazohen në themele të forta të cilat do të na udhëheqin drejt së ardhmes. Dhe më duhet të them se dialogu ka qenë gjithmonë çelësi për gjetjen dhe e zgjidhjeve. Ajo që sipas mendimit tim na dha forcë gjatë kësaj periudhe mes lidershipit politik të Greqisë dhe Gjermanisë është se kemi qenë bashkë”, u shpreh kancelarja Merkel.

Në takim me kryeministrin Mitsotakis, ky i fundit i bëri thirrje BE të ndjekë një linjë më të ashpër me Turqinë. Është koha që principet europiane të përkthehen në praktikë, u shpreh kreu i qeverisë. Ai shtoi se Greqia dëshiron marrëdhënie të mirë me fqinjët në bazë të ligjit ndërkombëtar dhe se Athina nuk do të tolerojë  kërcënime.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026