Mbahet edicioni i tretë i koncertit pianistik ‘Fqinjët’
Projekti “Fqinjët” ka mbërritur në edicionin e tij të tretë.
“Kemi pasur një shkëputje nga tetori i vitit 2019 kur ABC Tirana Club zhvilloi edicionin e dytë, por kjo ka qenë një pauz e detyrueshme nga rrethanat e masave dhe protokolleve anti-COVID. Pandemia i ka lënë në heshtje sallat e koncerteve, ndali kalendarët dhe agjendat artistike për dy vite. Sot jemi shumë të kënaqur me këtë rikthim në skenë,” – u shpreh pianisti Johan Muka.
Këtë të premte në piano interpretuan Johan dhe Ami Muka, motër e vëlla, nën udhëheqjen artistike të pedagoges Vjollca Stamo.
Ata sollën pjesët më të mira të një artsiti të rëndësishëm nga Italia fqinje, Ludovico Einaudi që me albumin e tij të parë solo “Le onde” tërhoqi vëmendjen e kritikës.
Si çdo edicion i mëparshëm edhe kësaj here qëllimi i projektit studentor “Fqinjët” mbetet forcimi i urave të komunikimit dhe shkëmbimit kulturor, promovimi i vlerave kulturore klasike dhe bashkëkohore dhe sigurisht, edukimit muzikor.
Dy artistët e rinj performuan për publikun pjesë nga partiturat e famshme të artistit si: Elegy for the Artic, I giorni, Tu sei, Night, Monday, e të tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi