Pas një viti rikthehet Halloween në kështjellën Frankenstein
Përbindësha të lyer me gjak, që mbajnë në duar sharrë elektrike e zinxhir dhe një kasap që mban një prej ‘viktimave’ të tij, është kjo skena e cila trembi qindra pjesëmarrës të festimeve të Halloween në kështjellën Frankenstein të Gjermanisë jugore.
Njerëzit e veshur si vampirë dhe zombie në kërkim të gjakut dhe ankthit nuk u zhgënjyen aspak nga organizimi, por shijuan festën pse jo edhe mes frikës.
“Është e bukur, peizazhi është fantastik, përbindëshat janë të këndshëm, është padyshim shumë argëtuese”, shprehet një pjesëmarrës.
Eventi vjetor në kështjellën Frankenstein, në jug të Frankfurtit, u anulua për herë të parë vitin e kaluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Petra Kaemmerer, organizatorët e festivalit, Frankenstein Halloween, tha se vendimi për të pritur përsëri traditën më shumë se 40-vjeçare nuk ishte e lehtë.
Halloween si festë e ka origjinën në Kishën Katolike, dhe vjen nga shkurtimi “All Hallows Eve”.
Dita e Gjithë Shenjtorëve dhe ishte dita ishte kur katolikët nderonin shenjtorët e tyre.
Legjenda thotë se shpirtrat pa trup të të gjithë atyre që kishin vdekur gjatë gjithë vitit të kaluar do të ktheheshin në kërkim të trupave të gjallë për t’i zotëruar vitin e ardhshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)