‘Dëgjoni të qarat e tokës’, mblidhet në Skoci samiti për ndryshimet klimatike
Samiti i shumëpritur i ndryshimeve klimatike COP26 ka nisur në qytetin skocez të Glasgow.
Delegatë nga rreth 200 vende marrin pjesë për të bërë me dije se cilat janë masat që do të ndërmerren për të ulur emetimet deri në vitin 2030 dhe sesi do të ndihmohet planeti ynë.
‘Veproni tani’ është thirrja e mijëra aktivistëve nga e gjithë bota që janë mbledhur në Glasgow në përpjekje për të ushtruar presion mbi liderët botërorë.
Në samit do të jetë i pranishëm edhe presidenti amerikan Joe Biden, ai frances Macron e jo vetëm. Kthimi i Shteteve të Bashkuara, ekonomisë më të madhe në botë, në bisedimet e OKB-së për klimën do të jetë një ndihmë për konferencën, pas një mungese katërvjeçare nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump.
Me ngrohjen e klimës për shkak të emetimeve të karburanteve fosile të shkaktuara nga njerëzit, shkencëtarët paralajmërojnë se nevojitet veprim urgjent për të shmangur një katastrofë klimatike. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson tha se samiti do të jetë “momenti i së vërtetës në botë”.
Në meshën e së dielës nga Vatikani edhe Papa Francesku u bëri thirrje liderëve që marrin pjesë në samit dhe të dëgjojnë të “qarat” e Tokës dhe të të varfërve.
Ati i Shenjtë gjatë lutjes së tij tha se shpreson që takimi do të jepte “përgjigje efikase dhe do të ofronte shpresë konkrete për brezat e ardhshëm”.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës