Qytetarët e Kosovës ankohen për shtrenjtimin e çmimeve, shitësit kërkojnë masa nga qeveria
Shtrenjtimi i artikujve ushqimorë ka alarmuar qytetarët e Kosovës, të cilët po ankohen se e kanë të vështirë të mbijetojnë edhe për shkak të pagave të ulëta.
Ngritja e çmimeve po ndodh në shumicën e sektorëve të shitjes dhe qytetarët kërkojnë nga institucionet që të ndërmarrin masa.
Shitësit në tregun e Prishtinës, thonë se çmimet kanë shënuar rritje dhe se ka ankesa edhe nga qytetarët.
“Çmimet çdo ditë vetëm sa po rriten, njerëzit janë pa punë, jetojnë me ndihma sociale. Çmimet në treg kanë ndryshuar nga pak, si pemët, patatet. Nuk varet prej nesh, por nga shteti, varet nga më të mëdhenjtë që nuk dalin të kontrollojnë se çfarë po bëhet me çmimet”, shprehet një shitës.
“Po normal që ankohen, xhepat e thatë krejt i kemi, askush nuk ka rezerva ose rroga. Pensioni me 100 euro, me 150 euro e 200 euro rrogë, çdo send është i shtrenjtë për neve, çdo send që afrohesh e sheh se është shtrenjtë”, deklaron një tjetë.
Një tjetër shitës ja lë fajin për shtrenjtimin e çmimeve Qeverisë së Kosovës. Shtrenjtimin e çmimeve të produkteve ushqimore e ndjejnë më së shumti pensionistët.
“Qysh s’ është problem me një pension 70-80 euro edhe ata punëdhënësit, e na 100 euro 90 euro e kanë ngritur 10 euro, një shishë vaj është bërë 1.60 cent, një bukë 45 centë, me çka t’i blejmë? 20 euro më shkojnë ilaçe në muaj, plus sheqeri”, thotë një i moshuar.
“Çmimet i kanë rritur. Është keq. Për qytetarët është problemi më i madh. Është keq që ua ka lënë njerëzve nëpër markete sa të donë vetë t‘i rrisin çmimet”
Nga ana tjetër kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se paralajmërime të tilla për rritje të çmimeve janë ogurzeza dhe kanë efekte negative për qytetarët.
Paga minimale aktualisht në Kosovë është 135 euro për punonjësit nën 35 vjeç dhe 170 euro për ata mbi 35-vjeç.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West