Samiti i klimës në Glasgow, thirrje liderëve të merren masa urgjente
Pas Romës vëmendja e liderëve botërorë ndalet në Glasgow të Skocisë, ku zhvillohet konferenca e 26-të e Kombeve të Bashkuara kushtuar ndryshimeve klimatike. Në këtë takim mori pjesë edhe kryeministri Rama.
Takimi ku mblidhen 200 delegatë ndodh në momentin kur bota është duke u përballur me kushte ekstreme të motit, përmbytje ekstreme dhe zjarre.
Veproni urgjentisht është thirrja e mijëra aktivistëve të cilët janë duke marshuar në rrugët e Glasgow. Edhe Papa Françesku u bëri thirrje udhëheqësve botëror të dëgjojnë vuajtjen e Tokës.
“Miq në secilin shtet, ne dita ditës po shohim ndikimet shkatërruese të ndryshimeve klimatike. Planeti ynë po ndryshon për keq por ne duhet të bashkëpunojmë,” – u shpreh në nisje të konferencës presidenti i COP26 Alok Sharma.
Shtetet e mëdha Kina, India dhe Brazili po përballen me presion për të forcuar angazhimet e tyre.
Qëllimi global është për të ruajtur rritjen mesatare globale të temperaturës nën 2 gradë Celsius dhe për të vazhduar përpjekjet për ta kufizuar atë në 1.5 gradë Celsius.
Konferenca në Glasgow do të zgjasë deri më 12 nëntor.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë