‘Të rritet siguria’, ish-menaxherja e Facebook kërkon largimin e Zuckerberg
Ish-menaxherja e Facebook, Frances Haugen ka bërë thirrje që ish-shefi i saj, Mark Zuckerberg, të largohet dhe të lejojë që kompania të ndryshojë.
“Unë mendoj se nuk ka gjasa që kompania të ndryshojë nëse Mark Zuckerberg mbetet drejtues”, tha Haugen të hënën gjatë hapjes së konferencës së teknologjisë “Web Summit” në Lisbonë.
E pyetur nëse Zuckerberg duhet të japë dorëheqjen, Haugen tha se ajo beson se ai duhet të japë dorëheqjen.
“Ndoshta është një shans që dikush tjetër të marrë frenat. Facebook do të ishte më i fortë me dikë që ishte i gatshëm të fokusohej në sigurinë”, shtoi ajo.
Haugen, një ish-menaxhere projekti në kompani, në tetor publikoi raporte të brendshme të Facebook për ndikimin e dëmshëm të shërbimeve të veta.
Rrjeti i mediave sociale, i cili operon një strukturë aksionesh të dyfishtë përmes së cilës Zuckerberg dhe një grup i vogël investitorësh kontrollojnë kompaninë, është kundërpërgjigjur duke thënë se dokumentet e zbuluara nga Haugen po përdoren për të paraqitur një pamje të rreme.
Rrjeti social, me afro 3 miliardë përdorues, ndryshoi emrin e tij në Meta javën e kaluar, në një riemërtim që fokusohet në ndërtimin e “metaverse”, një mjedis virtual i përbashkët.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet