Sarkozy refuzon të përgjigjet, nuk i bindet gjyqtarit në sallën e gjyqit
Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve në sallën e gjyqit, ku u shfaq në cilësinë e dëshmitarit në procesin që po zhvillohet ndaj ish-bashkëpunëtorëve të tij për keqpërdorim të fondeve publike.
Sarkozy, që ka imunitet presidencial në këtë çështje, kishte deklaruar fillimisht se nuk do të paraqitej në proces pasi u gjykua dhe u shpall fajtor dy herë më herët gjatë vitit për dy çështje të ndryshme.
Ish-presidenti, aktualisht 66 vjeç, u urdhërua megjithatë nga gjykatësi që të shfaqej si dëshmitar në procesin për tenderët për sondazhet në kohën kur ishte në detyrë.
I cituar nga mediat Franceze, Sarkozy tha se urdhri i gjyqtarit ishte “anti-kushtetues” dhe “i papërshtatshëm”.
Sarkozy ishte president nga viti 2007 në 2012-n. Ai humbi imunitetin nga procedimi gjyqësor një muaj pasi la postin dhe që atëherë është përballur me hetime nën dyshimin e korrupsionit, mashtrimit, favorizimeve dhe parregullsive në financimin e fushatës.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset