Ish-shefi i policisë bëhet kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut

3 Nëntor 2021 | 09:31

Eric Adams është kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut. Ai e fitoi garën elektorale me premtimet për të rritur sigurinë publike dhe për t’u dhënë zë banorëve të klasës punëtore, duke u mbështetur në përvojën e tij si shef policie dhe si një njeri me ngjyrë që kur ka qenë i ri ka përjetuar dhunën nga policia.

“Njerëzit e qytetit tonë kanë folur dhe Nju Jorku ka zgjedhur një nga ju. Unë jam një nga ju. Pas vitesh lutjeje, shprese, mundimi dhe pune, ne jemi nisur drejt Bashkisë. Për një të ri nga Xhamajka e Jugut, Queens, i cili u rrit me të gjitha sfidat me të cilat përballet çdo njujorkez, sonte është jo thjesht një fitore mbi fatkeqësitë, është një shfajësim i besimit. Është një dëshmi se njerëzit e këtij qyteti do t’ju duan nëse i doni ata”, tha Eric Adams kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut.

Adams ka qenë në krye të bashkisë Brooklyn që nga viti 2014 dhe tanimë do të bëhet kryebashkiaku i dytë me ngjyrë i qytetit, pasi mundi lehtësisht republikanin Curtis Sliwa, themeluesin e patrullës civile të ‘Guardian Angels’.

Në janar 61-vjeçari Adams do të marrë detyrën nga demokrati Bill de Blasio, i cili largohet pas tetë vjetësh në detyrë.

Adams do të përballet me detyrën e rimëkëmbjes së qytetit më të madh të SHBA nga pandemia e coronavirusit si dhe me pabarazinë e pasurisë, mungesën e strehimit dhe shkollat publike që ndodhen në vështirësi.

Ai pritej të fitonte me lehtësi në qytetin me shumicë  demokratike. Fitorja e Adams mund t’u japë demokratëve të presidentit Joe Biden disa shenja se nga anojnë votuesit, ndërsa partia përpiqet të mbajë një aleancë të brishtë midis progresistëve dhe centristëve në Uashington.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026