Boksieri shqiptar triumfon në Beograd, shkon në gjysmëfinalen e Botërorit
Alban Beqiri, sportisti kuqezi që po garon në peshën 61-71 kg ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinalen e Botërorit te Boksit duke mposhtur në çerekfinale rivalin nga Jordania, Zejad Eashash.
Është një kualifikim historik për Kombëtaren Shqiptare të Boksit pasi për herë të parë Shqipëria do të ketë shansin të luajë për një medalje në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Beograd.
Për Beqirin kjo ishte fitorja e katërt në Botërorin e Beogradit, ku deri tani ka eliminuar 4 rivalë.
Në gjysmëfinale Beqiri do të përballet me boksierin rus Vadim Musaev. Finalja e madhe e peshës 67-71 kilogram do të jetë më 6 nëntor.
Boksierëve nga Kosova iu ndalua pjesëmarrja në Botërorin në Beograd. Delegacioni i Kosovës nuk u lejua të hynte në Serbi nga autoritetet e shtetit fqinj, ndonëse tri herë tentuan ta bënin këtë. Për këtë të hënën Komiteti Olimpik i Kosovës ka deponuar ankesë zyrtare te Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh