Rritje e nivelit të ujit, blloqe prej betoni në portin e Aleksandrisë
Organizata Botërore Meteorologjike ka paraqitur se 7 vitet e fundit kanë qenë më të nxehtat që nga matjet shkencore të temperatures.
Gjithashtu, nivelet e ujit po rriten me 4,4 milimetra në vit midis 2013 dhe 2021.
Një rast konkret i këtij ndryshimi po ndodh në brigjet e Egjiptit, ku qyteti port i Aleksandrisë po vendos blloqe betoni në bregdet për të zbutur efektin e dallgëve dhe mbrojtur metropolin nga baticat e larta.
Ekspertët kanë vënë në dukje se qyteti i rrethuar në tre anë nga Deti Mesdhe është shumë më i cënueshëm nga rritja e nivelit të detit si rezultat i ngrohjes globale dhe shkrirjes së akullnajave.
“Janë vendosur barriera në një gjatësi mbi 12 kilometra për të mbrojtur sektorë të ndryshëm të rrezikuar. Nuk po punohet vetëm për të mbrojtur brigjet por edhe monumentet e kulturës.” – thotë kreu i administratës qendrore për turizmin dhe vendpushimet, Gjeneral Majori Gamal Rashad.
Paneli Ndërqeveritar i OKB-së për Ndryshimet Klimatike (IPCC) ka paralajmëruar se deri në vitin 2100 nivelet globale të deteve mund të rriten me 28 centimetra deri në pothuajse një metër, duke patur “ndikime serioze për qytetet bregdetare, deltat dhe shtetet e ulëta”
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi