Zgjedhje të parakohshme në Portugali më 30 janar, shkak mosmiratimi i buxhetit
Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa shpërndau parlamentin të enjten në mbrëmje dhe njoftoi se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme më 30 janar.
Vendi u zhyt në një krizë politike javën e kaluar kur deputetët kundërshtuan buxhetin e e vitit 2022 të propozuar nga kryeministri Antonio Costa.
Vendimi i dha fund aleancës qeveritare të pakicës Socialiste (PS), e cila kishte qeverisur Portugalinë që nga viti 2015.
Presidenti Marcelo Rebelo de Sousa tha gjatë një deklarate se viti 2022 do të jetë “një vit vendimtar për një dalje të qëndrueshme nga pandemia dhe kriza sociale që ka goditur vendin”.
Ishte hera e parë që një ligj buxheti refuzohej në Portugali që kur vendi u bë demokraci në 1974.
Zgjedhjet për vendin me 10.3 mln banorë vijnë në një periudhë të vështirë, pasi është gati të fillojë të shpërndajë rreth 45 miliardë euro ndihmë nga Bashkimi Evropian për të ndihmuar në ndezjen e ekonomisë pas pandemisë COVID-19.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës