27°C në nëntor? Në vitet në vazhdim vera mund të zgjasë 6 muaj

5 Nëntor 2021 | 14:38

Ditë në nxehta me temperatura deri në 27 gradë Celsius në muajin nëntor?

Nëse ju ka shkuar ndërmend ideja se verat mund të jenë duke u bërë gjithnjë e më të gjata e më të nxehta, nuk jeni të vetmit: katër stinët tradiciaonle faktikisht kanë ndryshuar ndjeshëm.

Në një studim të fundit të bazuar në të dhëna të IPCC (Panelit Ndër Qeveritar për Klimën) në Kombet e Bashkuara, ekspertë të klimës shqyrtojnë se si ndryshimet klimaterike po ndikojnë në kohëzgjatjen dhe strukturën e stinëve në Hemisferën Veriore.

Gjetjet e tyre zbuluan se kohëzgjatja mesatare e verës ka ndryshuar nga 78 ditë në 1952 në 95 ditë në 2011, ndërsa kohëzgjatja e dimrit është tkurrur nga 76 ditë në 73 ditë.

Sipas kalkulimeve të këtij grupi kërkuesish, nëse vazhdojmë me të njejtat ritme, që përfshin emetimet e vazhduara të dioksidit të karbonit pa asnjë përmirësim përgjatë shekullit të 21, deri në vitin 2011, vera mund të zgjasë gjysmën e vitit (166 ditë, ose 6 muaj).

Edhe pse shumëkujt kjo ide mund t’i duket brilante pasi ata mund të jenë diell-dashës dhe mezi presin të vij stina e nxehtë, këto ndryshime sezonale mund të kenë ndikime shumë më të këqija se sa thjesht disa ditë më të nxehta gjatë vitit.

Në fakt, një ndryshim i kësaj përmase ndikon direkt në ekosistem, në prodhimin e të korrave apo edhe në rritjen e numrit të mushkonjave që mbartin me vete sëmunje ngjitëse si ethet tropikale, gripi i verdhë etj.

Vëretë, britanikët mund të jenë të gëzuar për ditët e shtuara me diell apo edhe mundësinë për të mbjellë dhe rritur fruta tropikale në kopshtet e tyre ama verat më të nxehta sjellin me vete edhe shtimin e valëve të të nxehtit ‘afrikan’, zjarreve masive dhe do të ishin një burim i shtuar ndotjeje.

Ndryshimet e cikleve sezonale kanë nisur që sot të kenë një efekt alarmant për ambjentin dhe njerëzimin, por nëse vazhdojmë me të njejtat ritme, pasojat do të jenë gjithnjë e më të rënda.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi

Presidenti libanez Joseph Aoun ka deklaruar të enjten se Shtetet e Bashkuara do të informohen për qëndrimin libanez për armëpushimin menjëherë sapo të marrin përgjigje...
15:55 | 04/06/2026

Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh

Një parazit mishngrënës, i rrallë në SHBA në gjashtë dekada, është gjetur te një viç në Teksas, në një zhvillim alarmues për industrinë e bagëtive në...
15:48 | 04/06/2026

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026